SHËNIME
***Programi ynë i turit organizohet me kushtin e pjesëmarrjes së minimumi 40 personave. Në rast se nuk sigurohet pjesëmarrja e mjaftueshme për udhëtimin, afati i fundit për njoftimin e anulimit është 21 ditë para nisjes së turit. Anulimi i turit për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme do të njoftohet nga PCSTUR.
***Në rastet kur në programin e turit jepet vetëm informacioni për kategorinë pa u specifikuar emri dhe/ose kur ka alternativa për të njëjtin destinacion, hoteli(et) do të njoftohet(n) nga PCSTUR 48 orë para nisjes së udhëtimit.
***Gjatë periudhave të panaireve, kongreseve, koncerteve, aktiviteteve, turneve sportive etj., hotelet mund të përdoren në distanca më të mëdha se kilometrat e specifikuar. Në një rast të tillë, PCSTUR do të japë informacion 15 ditë para datës së nisjes së turit.
***Dhomat për 3 persona mund të ofrohen në varësi të disponueshmërisë së hoteleve dhe, në këto lloj dhomash, shtrati i caktuar për personin e tretë është më i vogël se shtretërit standardë. Dhomat për 3 persona përbëhen nga 1 shtrat dopio + 1 shtrat shtesë. Meqenëse shtretërit shtesë janë të tipit palosës-hapës dhe të ashtuquajtur coach bed, pjesëmarrësit e turit, në rezervimet për personin e tretë dhe/ose fëmijët, konsiderohen se kanë pranuar ngushtësinë që mund të krijohet në dhoma dhe llojin e shtratit. Zbritjet për fëmijët vlejnë për një fëmijë të vetëm, që qëndron me 2 të rritur dhe i përket grupmoshës përkatëse.
***Mëngjeset e përfshira në shërbimet e programit të turit shërbehen në përputhje me kulturën e mëngjesit të vendit ku ndodheni dhe përgjithësisht përbëhen nga një menu e kufizuar, e quajtur mëngjes kontinental, me gjalpë, reçel, bukë, çaj ose kafe; për grupet mund të shërbehen në një sallë të veçantë të caktuar për grupin.
***Udhëtimet panoramike të qytetit të përfshira në paketën e turit janë udhëtime me kohëzgjatje maksimale 2-3 orë, të organizuara për prezantimin e përgjithshëm të qyteteve dhe të zhvilluara në mënyrë panoramike nga brenda automjetit, me shpjegime nga udhërrëfyesi, pa përfshirë hyrjet në muzeume dhe qendra arkeologjike. PCSTUR nuk është përgjegjëse nëse udhëtimet panoramike, duke përfshirë edhe udhëtimet e tjera të specifikuara në program, nuk mund të realizohen për shkak se autoritetet lokale nuk lejojnë vizitën ose hyrjen në ditën dhe orën përkatëse, apo për shkak të rrugëve të mbyllura për ndonjë aktivitet, ose në rastet kur realizimi i turit bëhet i pamundur për shkak të kushteve atmosferike. Disa udhëtime mund të realizohen, sipas mundësive, me transport publik ose në këmbë në rrugë të mbyllura apo në pika ku nuk lejohet hyrja e automjeteve.
***Udhëtimet shtesë organizohen nga PCSTUR-ja lokale me të cilën bashkëpunojmë, me kushtin e pjesëmarrjes së minimumi 20 personave. Në rast se nuk sigurohet numri i mjaftueshëm, udhëtimet nuk mund të realizohen ose çmimet e udhëtimeve shtesë, përmbajtja dhe automjeti që do të përdoret mund të ndryojnë në varësi të numrit të pjesëmarrësve. Gjithashtu, ditët dhe oraret e udhëtimeve mund të ndryshohen nga udhërrëfyesi në varësi të faktit nëse muzetë dhe qendrat arkeologjike në vendet që do të vizitohen janë të hapura ose të mbyllura, si dhe në varësi të kushteve atmosferike.
***Udhëtimet shtesë janë në varësi të dëshirës së pjesëmarrësit dhe nuk janë të detyrueshme. Pasagjerët që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në udhëtimet shtesë të organizuara gjatë turit konsiderohen se kanë pranuar të presin në një pikë pushimi të përshtatshme përgjatë rrugës. Këta pasagjerë lihen në pikën e pushimit përgjatë rrugës para fillimit të udhëtimit shtesë dhe, pas përfundimit të turit, merren nga pika ku janë lënë.
*** PCSTUR është institucion ndërmjetësues midis kompanisë ajrore dhe pasagjerit dhe i nënshtrohet Protokollit të Hagës të datës 28.09.1955. Në fluturimet e planifikuara dhe ato speciale mund të ketë rrezik vonesash ose oraret mund të ndryshojnë para udhëtimit dhe fluturimit ekzistues. PCSTUR është e detyruar t’i njoftojë këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur. Pasagjeri e ka blerë udhëtimin duke pranuar rrezikun e ndryshimit të orarit.